• +355 69 585 9758
  • info@albanianictacademy.com
  • Albania
Robotike femije
Vajzat ne ict
Untitled-1
Kurse femije-01
previous arrowprevious arrow
next arrownext arrow

Albanian ICT Academy e para Qendër Inovacioni në Shqipëri e themeluar në vitin 2014.

Misioni ynë është të sjellim inovacion në edukimin e të rinjve dhe të apasionuarve, si dhe të zhvillojmë njohuritë e komunitetet në fushën e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike në Shqipëri duke ofruar metodologji të mësimdhënies bashkëkohore në forma praktike dhe interaktive. Për herë të parë ofrojmë kategorinë e trajnimeve “Ready to Work” e cila përfshin kurse sipas kërkesave të kompanive në fushën e ICT duke orientuar kështu kursantët më tepër drejt tregut të punës. Ne synojmë të sigurojmë qasje në laboratoret tona dhe në distancë sipas niveleve profesionale sa më të avancuara!  Albanian ICT Academy është e para qendër e cila ka sjellë në Shqipëri kurset të avancuara në fushën e ICT për fëmijë.  Gjithashtu nëpërmjet  MakerSpace ju jepet mundësia të gjithë të apasionuarve të rrisin njohuritë e tyre duke ju vënë në dispozicion laboratore me teknologji inovatore dhe bashkëkohore.

Albanian ICT Academy ofron metodat më inovatore të edukimit në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Misioni ynë është të sjellim inovacion në edukimin e të rinjve dhe të apasionuarve, si dhe të zhvillojmë njohuritë e komunitetet në fushën e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike në Shqipëri. Albanian ICT Academy ju jep mundësi studentëve dhe të rinjve të zbulojnë aftësitë e tyre në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të zhvillojnë këto njohuri nëpërmjet kurseve me teknologjitë më të fundit që ne ofrojmë. Akademia dhe MakerSpace i parë i hapur në Shqipëri ku ju jepet mundësia të gjithë të apasionuarve të rrisin njohuritë e tyre duke ju vënë në dispozicion laboratore me teknologji inovatore.

Tek ne do të gjeni:
Albanian ICT  Academy: ofron formim profesional në fushën e teknologjisë së informacionit për  të rinj dhe profesionistë.Formimi profesional do të fokusohet veçanërisht në Programim, Python, C/C++, Java, Android/IOS, Programim Web, Shkenca Kompjuterike, Teknologjitë 3D, Design, IT, Datebase, Oracle, Cisco dhe Robotikë,

–  Albanian Makerspace:  hapësirë me teknologjitë më inovatore krijuese si Printerat 3D, Skanerat 3D, Qarqe Elektronike, Arduino, Rasberry Pi, Micro:bit, Picoboard të cilat do t’ju vihen në dispozicion të rinjve dhe të apasionuar nëpërmjet një laboratori për ti përdorur.      

 – ICT Club: Forumi ku të gjithë të apasionuarit mund të bëhën pjesë duke u antarësuar, të shkëmbejnë idetë e tyre dhe të zhvillojnë projekte inovatore nëpërmjet teknologjisë dhe punës në grup.                                                                                                                                             

 – STEM Albania: Në Shqipëri dhe në shumë vende në të gjithë botën përballen me një mungesë të aftësive në fushën e STEM (Shkenca, Teknologjia, Inxhinieria dhe Matematika). Albanian ICT Academy luan një rol kryesor në Shqipëri për edukimin , mbështetjen dhe aftësimin e të rinjve në fushën e STEM.   

–  ICT Summer Academy : Akademia e parë verore ku të rinjtë do të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese nëpërmjet teknologjive inovatore, punimeve handmade me materiale të riciklueshme dhe do të argëtohen.

– Albanian ICT After School : Pas mësimit ose në kohën e tyre të lirë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë mund të përdorin laboratorin Albanian MakerSpace për të zhvilluar krijimtarinë e tyre inovative me teknologjitë më të fundit dhe me punime të ndryshme që zhvillojnë me punonjësit tanë socialë.